Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur para mediave për arrestimin e ish policit të njësisë speciale, Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe.
Ai shprehu keqardhje që Qeveria deri tani nuk ka folur për këtë rast, derisa u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë në mënyrë që të lirohet sa më shpejt Arbnor Spahiu.
‘‘Të shpreh keqardhjen dhe indinjatën e kundërshtimin e madh për ndalimin arbitrar dhe të padrejtë të ish policit të Kosovës, Arbnor Spahiut, i cili po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrejtë. Por më shumë të shprehë pakënaqësi me mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ende asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë. Kur ju duhen me gojën plotë i ngrisin në qiell me lëvdata meritore, ndërsa tani nuk e thonë asnjë fjalë së paku me i ngushëllua familjarët e tyre. Qeveria do të duhej që aktivisht të merreshin me lirimin sa më të shpejt të Arbnor Salihut. Thërras edhe bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjnë që të ushtrojnë presionin e tyre për të liruar këtë djalë të Kosovës’’, ka deklaruar ai mes tjerash.