22.7 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Krasniqi këmbëngul për qeveri të opozitës: Unë siguroj 10 vota të partive minoritare pa përfshirë Listën Serbe

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Unitetit e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të jetësohet.

Ai tha se një gjë e tillë nuk mund të bëhet, pasi që fillimisht është refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk e kam parë planin me të thënë të drejtën, për sa i përket propozimit unë jam deklaruar disa herë , një propozim i tillë për të pasur mundësinë e trajtimit serioz para se gjithash duhet me u shpreh të gjitha palët që kanë vullnetin dhe automatikisht që lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar mua më vjen keq që një gjë e tillë automatikisht bëhet e pamundshme. Sepse ideja e qeverive të tilla nënkupton që të gjitha palët të jenë në tavolinë dha ta diskutojnë”, ka thënë Krasniqi

E sipas tij, në momentin kur mungon njëra parti siç është rasti i Vetëvendosjes, duket që automatikisht të merret parasysh propozimi që ka dhënë PDK-ja.

“Në momentin kur mungon Vetëvendosja i bie që kthehemi të propozimi që e kemi dhënë si PDK, qeveria e partive  të ish opozitës. Unë gjithmonë jam i hapur për ta diskutuar qeverinë që do ta krijonim si PDK me LDK-në AAK-në dhe Nismën dhe një gjë të tillë jo vetëm që e kemi vullnetin por e kemi edhe përkushtimin për ta jetësuar nëse edhe LDK e ka vullnetin e tillë”, tha Krasniqi për rtv21.

Ai madje garantoi se nëse LDK do ta pranonte propozimin e tyre, ai personalisht do t’i siguronte 10 votat nga partitë e minoriteteve pa përfshirë Listën Serbe.

“Numrat i kemi sepse matematika është kokëfortë, nëse LDK i ka 19 deputetë që e votojnë qeverinë e opozitës së kaluar atëherë numrat i kemi sepse bëhemi 51 dhe unë marr përsipër me i pas edhe 10 vota tjera nga partitë minoritare, po jo nga Lista Serbe, kështu që matematika është shumë e thjeshtë , numrat janë nëse ka vullnet nëse s’ka vullnet numra s’ka kurrë “, u shpreh Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit