26.1 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Krasniqi: Jemi në garë fuqishëm, jam i bindur që Uran Ismaili është kandidati më i mirë për Prishtinën

- Advertisement -

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor të këtij viti. Tashmë të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje i kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë, e edhe për asamble.

Në Prishtinë, PDK-ja garon me Uran Ismailin, për të cilin, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka pritje të mëdha.

“Kryeqyteti është gara më e rëndësishme. Në Prishtinë jam i bindur që kandidati më i mirë, pa konkurrencë, është Uran Ismaili. Këtë po e them jo vetëm si një njeri që e njoh të shumtën e jetës sime, por për pasionin që e ka Urani për Prishtinën, për atë zjarrin e brendshëm që e ka për ta transformuar qytetin tonë”.

“Urani për pak ka mbetur pa hyrë në balotazh herën e kaluar. Sot jam i bindur që do të jetë në balotazh. A do të jetë me kryetarin Rama apo me ish-ministrin Çeku, mbetet të shihet. Por, besimi im, nga energjia e kësaj fushate, nga ekipi i jashtëzakonshëm, nga puna që po bëhet, nga aktivitetet e shumta, më bëjnë shumë optimist që qytetarët e Prishtinës kanë vendosur t’ia japin shansin Uranit. Sepse vërtetë është ‘Koha është për Prishtinën’, por besoj që koha është për Uranin. Jam i bindur që nëse e votojnë një herë, do ta votojnë edhe pas katër vitesh”, u shpreh kryetari i PDK-së në Rubikon të Klan Kosova.

Ai tha se partia që ai e drejton po hyn në këto zgjedhje tepër e përgatitur.

“Ne hyjmë në zgjedhje lokale jashtëzakonisht të përgatitur, jashtëzakonisht të vendosur me një ekip të hatashëm të kandidatëve për kryetarë, të kandidatëve për asamble komunale, të bindur se puna që është bërë nga kryetarët që i kemi nga radhët e PDK-së këto katër vite, do të jetë modeli mbi të cilin do të ndërtohet edhe një rezultat i mirë zgjedhor sikur ai i para katër vitesh, ku fituam numrin më të madh të komunave dhe asambleve”, deklaroi Memli Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit