Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kryeministri Kurti po i fsheh qëndrimet e tij.
Krasniqi ironizoi me Kurtin duke thënë se se në Twitter po bëhet pulë, ndërsa në Facebook skifter duke aluduar që në rrjetin social twitter i drejtohet opinionit ndërkombëtar ndërsa në facebook atij vendës.
Ti je mësu tjetër sen me fol këtu, tjetër sen me fol atje, e tjetër sen ju thu atyre. Qëndrimin tim dhe të PDK-së e keni publik, këtu të shprehur pasi që ua kemi thënë në Uashington e në Bruksel e që ua kam përsëritur javën e kaluar në atë qytetin ku ti ke harruar edhe qysh i bien me shku, se nuk të thirr askush, as ty, as këtë qeverinë tënde”, theksoi Krasniqi.
Ai tha se Kurti po e fsheh një të vërtetë të madhe, atë të degradimit të procesit të dialogut nga njohja e ndërsjellë te Asociacioni. “Para tri katër vitesh kemi folur për njohje të ndërsjellë, kemi folur për anëtarësim në OKB, kemi folur për marrëveshje finale, ligjërisht e ndërkombëtarisht obligative. E sot për çka jeni duke fol? Për marrëveshje bazike dhe për disa lëvizje përpara”, shtoi Krasniqi.