18.7 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Krasniqi: Insistimi i Kurtit për Haxhiun, i pakuptimtë – tregon pasigurinë e tij

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se insistimi i kryetarit të LVV-së, Albun Kurti për Albulena Haxiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, është i pakuptimtë.

Pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive, Krasniqi tha se Kurti nuk i ka numrat.

“Shpreh keqardhjen time dhe të PDK-së në të cilën i gjithë vendi ka mbetur peng i LVV-së, e cila përkundër kërkesës, propozimit dhe insistimit tonë të ndërrojë kandidaten, nuk po e bëjnë një gjë të tillë. Në vende shumë më të zhvilluara se vendi ynë, në situata politike të caktuara  ndërrohen kandidatët në mes të garës. Në ShBA, Partia Demokratike e ka ndërruar kandidatin e tyre që ka qenë president, në garën presidenciale. Ky insistim i zotit Kurti për Albulena Haxhiun është vërtetë i pakuptimtë dhe është si duket vetëm pasiguria e tij që nuk i ka numrat”.

Ai tha se do të shkojë në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të gjetur një rrugë përpara.

“Unë do të insistoj për një qasje zhbllokuese, kemi propozuar edhe në shkuarjen para për qeveri të partive të ish-opozitës dhe më vjen mirë që presidentja Osmani ka pranuar propozimin tonë si PDK për të thirrur një takim të të gjitha partive politike për të gjetur një rrugë përpara”, u shpreh Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit