2.5 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Krasniqi ia rikujton Kurtit deklaratën e tij të famshme: Kur të bohet dikush ministër duhet me shku veç ai person, e jo me shku me krejt fisin aty

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ia ka kujtuar kryeminsitrit Kurti një deklaratë të cilën ai e thoshte gjatë fushatës kur fliste për nepotizmin në institucionet e vendit. 

“Kur të bohet dikush ministër a deputet duhet me shku veq ai person, e jo me shku me krejt fisin aty”, thoshte Kurti.

E deputetja Krasniqi ia kujtoj punësimin e gruas së ministrit  Liburn Aliut, nipit të Besnik Bislimi dhe vajzës së Shpejtim Bulliqit.

Postimi i plotë:

“Kur të bohet dikush ministër a deputet duhet me shku veq ai person, e jo me shku me krejt fisin aty” deklaronte me cinizëm Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore.
Vetëm ditët e fundit u punësuan:
Gruaja e Liburn Aliut
Nipi i Besnik Bislimit
Çika e Shpejtim Bulliqit
Albin Kurti a je Kryeministër apo ke dezertu?
Ndryshimi po vjen, me 9 shkurt

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit