-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Krasniqi ia përmend Kurtit, Thaçin e Rugovën: 10 vjet keni terrorizu ju, keni gjujt gaz e molotova – janë qorru policët

- Advertisement -

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi i është përgjigjur ashpër kryeministrit Kurti për Asociacionin.

Në fjalimin e tij, Krasniqi ia përmendi Kurtit 10 vitet e humbura me protesta të përgjakshme, gaz e molotov.

“10 vjet e ke terrorizu një popull e një vend. Keni gjujt gaz e molotova në oborra, zolla kanë kërsit në këtë ndërtesë. Janë qorru policët e Kosovës, njerëzit kanë hupë jetë në kundërshtim të Zajednicës. Zotni, dil kallzona, pse e pranove, a ki naj zor, a ki naj problem, apo e kuptove që je kanë gabim, krejt bajnë gabime”, tha ai.

Krasniqi, ia përmendi Kurtit edhe Thaçin e Rugovën.,

“Mos u muno me shit sapun për bukë, me kallzu qysh ti ke arrit Asociacion ma të mirë.  Kompleksin e madhështisë për të cilin ke vujt prej që të njoh, ata sun ta hek kërkush, aq ma pak na. Vlerësojë qysh ka me të vlerësu historia e popullit ton. E di që ki qejf me kanë lider i këtij populli, ti ki qejf me kanë te Llozha e parë me Ibragim Rugovën e Hashim Thaçin. Thaçi e ka udhëheq luftën guerile e e ka shpall pavarësinë, Rugova ka mbajtur anën perëndimore dhe i dha Kosovës anën e frymën e saj”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit