Deri më tani dihen shumë pak detaje në lidhje me problemet me uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbrëmjen e së dieles, derisa po publikoheshin rezultatet zgjedhore.
Një informacion e ka thënë në mbledhjen e KQZ-së anëtari i Vetëvendosjes në këtë institucion, Alban Krasniqi.
Ai ka thënë se dy persona kanë vendosur të dhëna “përtej asaj që është e logjikshme”.
“Në lidhje me ata që u tha për ditën/natën ezgjdhjeve, ai ka qenë problem teknik dhe kurrë nuk u sqaru mjaftueshëm. Data entry, futja e të dhënave është bërë prej njerëzve të angazhum, që janë njerëz të thjeshtë, sepse edhe sistemi është i thjeshtë. I vetmi gabim ka qenë që dy persona, dy futës të dhënave, kanë fut shifra përtej asaj që është e logjikshme. Derisa është identifiku ky problem, që ka qenë 20-30 për qindëshi i votave kur kjo u shfaq, ajo është kap prej mediave, është bërë publike, shumë mirë, mendoj që të gjithë kanë festu atë natë, edhe kjo nuk ka diçka të keqe, VV ra prap në normalitet dhe vazhduan festat deri në orën 01:00, as për Vit të Ri s’ka pasë”, tha Krasniqi.