28.4 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Krasniqi i uron mirëseardhje ambasadorit të ri britanik

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar, në selinë e PDK-së, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se u pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët.

Postimi i plotê:

Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneriter të mirëfilltë.

Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë.

U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët. 🇽🇰🇬🇧

https://www.facebook.com/share/p/TQBLsyZmjRnnqYXQ/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

Të fundit