Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar, në selinë e PDK-së, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, raporton Scanner.
Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se u pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët.
Postimi i plotê:
Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneriter të mirëfilltë.
Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë.
U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët. 🇽🇰🇬🇧
https://www.facebook.com/share/p/TQBLsyZmjRnnqYXQ/?mibextid=oFDknk