-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Krasniqi i tronditur: Vdekja e Vjosës humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së regjisores Vjosa Berisha, shkruan Scanner.

Krasniqi ka thënë se vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës.

Postimi i plotë:

Sa i rëndë e i dhembshëm lajmi për vdekjen e hershme të mikes së madhe, regjisores së veçantë e aktivistes së parreshtur, Vjosa Berisha.

Kam pas fatin që me Vjosën të njihemi gjatë e të bashkëpunojmë në projekte të ndryshme. Ka qenë një profesioniste e rrallë, një menaxhere e pashoqe, një mike e sinqertë dhe, mbi të gjitha, një person i dashur, me shumë vullnet, ide dhe kreativitet.

Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës.

Ngushëllimet më të sinqerta Fatosit, Lekës, familjes së gjërë dhe tërë komunitetit artistik.

Do të na mungosh shumë, shoqe e dashur!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit