10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Krasniqi i reagon Speciales për moslejimin e Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait: Drejtësia që harron njeriun nuk është drejtësi!

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Gjykata Speciale nuk do ta lejojë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babit të tij, Haxhi Thaçi, raporton Scanner.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se “drejtësia që harron njeriun nuk është drejtësi”.

Ai ka thënë se ajo që po ndodh “nuk ka lidhje me drejtësi, por me diskriminim. Nuk është ligj, por arbitraritet. Nuk është siguri, por çnjerëzi”.

Postimi i plotë:

Drejtësia që harron njeriun nuk është drejtësi!

Ka dhembje që nuk maten me ligje. Humbja e një prindi është një nga ato momente ku njeriu duhet të jetë i mbrojtur nga sistemi, jo viktimë e tij.

Në thelbin e çdo drejtësie të ndershme qëndron jo vetëm respektimi i ligjit, por edhe njohja e nevojave dhe të drejtave themelore të njeriut; e drejtës për t’u ndarë nga ai që të solli në jetë, për ta përshëndetur për herë të fundit, për të qëndruar pranë familjes në ditën më të rëndë.

Refuzimi i kërkesës së Presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është jo i drejtë dhe i papranueshëm.

Ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me drejtësi, por me diskriminim. Nuk është ligj, por arbitraritet. Nuk është siguri, por çnjerëzi. Një Gjykatë ku drejtësia harron njeriun është një Gjykatë që ka humbur rrugën e saj.

Drejtësia pa ndjeshmëri është vetëm një mekanizëm i ftohtë, i pajetë, që nuk shërben as qytetarin, as shoqërinë. Historia nuk do të harrojë.

E dhembshme dhe e papranueshme!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit