4.7 C
New York
Thursday, March 19, 2026

Buy now

Krasniqi i reagon Lajçakut: Pse e ndryshuat qëndrimin për Urën

- Advertisement -

Hapja e Urës së Ibrit ka përplasur ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Krasniqi teksa i ka reaguar Lajçakut, i ka kërkuar atij të tregojë pse e kanë ndryshuar qëndrimin rreth hapjes së urës.

Krasniqi përmes një reagimi në rrjetin social X, ka thënë se vetëm së fundi BE-ja ka kërkuar që për Urën të diskutohet në dialog.

“I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin (CR) mes viteve ’18-’22”.

“Është e qartë se ka një ndryshimi në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ te ‘duhen më shumë bisedime?’”, ka shkruar Krasniqi.

Lajçaku një ditë më herët kishte thënë se Bashkimi Evropian ka theksuar se çështja e urës së Mitrovicës duhet diskutuar në dialog.

Të ngjashme

Të fundit