16.6 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Krasniqi i reagon Kurtit për deklaratat rreth marrëveshjes me NATO-n për shkuarjen e FSK-së në veri

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti që e quajti veprim katastrofal nënshkrimin e marrëveshjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi me NATO-në për shkuarjen e FSK-së në veri.

Krasniqi tha se Kurti tash e disa herë është duke mashtruar sa i përket këtij vndimi.

“Që disa herë del e mashtron për letrën e dakordume me NATO-n. Aty nuk thotë në asnjë pjesë që FSK-ja nuk mundet me shku në veri, por thuhet që duhet me shku në dakordim dhe pajtim me NATO-n”, tha ai.

Më tutje, Krasniqi tha kritikoi Kurtin edhe për draftin e Asociacionit.

“Kryeministri po flet, s’po ndalet, po kthehet temë mas teme e vetëm për temën që e kemi thirrur s’po tregon drejt. Unë e kam pyetur dy herë a bazohet ky draft i fshehur i Asociacionit në Marrëveshjen e 2013. Ky po e kritikon atë marrëveshje e s’po thotë as po e as jo. Marrëveshjen franko-gjermane e ki obligim edhe pse se ke nënshkrua sepse BE-ja na e ka bërë obligim edhe në kuptimin tonë në integrimit evropian dhe euro-atlantik. Tek neni 7 ti e ke pranuar një autonomi politike për serbët, por çfarë është më e keqja edhe tek neni 6 e ke pranuar një formë të të Kishës Ortodokse Serbe.”, ka thënë ai.

Kurti në fjalën e tij ka thënë se vija kufitare në atë pjesë është shumë e gjatë dhe se kufiri në Lepsoaviq , Zubin Potok e Zveçan do të duhej të ruhej nga ushtria. Por thotë se ish-presidenti Hashim Thaçi në 2013 kishte çuar letër tek NATO që Ushtria nuk e kalon Ibrin.

Kryeministri ka thënë se ajo letër edhe tani po i kufizon raportet me NATO-n dhe sipas Kurtit ishte një veprim katastrofal i Hashim Thaçit. Kreu i ekzekutivit ka thënë se po të mos ishte ajo letër, Ushtria do të ishte në Veri të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit