13.6 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Krasniqi i reagon Kurtit: Mashtrimi elektoral nuk kalon, uji i turbullt s’pihet dy herë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas deklarimeve për rritjet e pensioneve dhe pagave në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar “Thesi i mashtrimeve të një ‘babadimri’ që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarët e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare“.

Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen. Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë.

Të ngjashme

Të fundit