Alban Krasniqi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e sulmoi personalisht gjykatësin e Gjykatës Supreme, Zenel Leku, ndërsa kundërshtoi vendimin e kësaj gjykate për ta hedhur poshtë një ankesë të LVV-së lidhur me certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Turp i madh” e “mjerim” tha Krasniqi për vendimin e Supremes, ndërsa emrin e gjykatësit Leku e krahasoi me atë të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.
“Unë kam dërguar e-mail zyrtar te ai personi që e ka emrin gati si Zlatan Eleku, qashtu dul edhe me mënyrën se si ka dirigju me këtë proces. Zenel Lepa, kush është ky kryesuesi”, tha ai.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërhyri, duke i thënë të flasë “nëse keni fakte diçka për dikënd”.