Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 40-vjetorin e rënies për liri i ka kujtuar dëshmorët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Krasniqi përmes postimit në Facebook, i ka quajtur trima e patriot, që nëpër dekada e përpjekje për popullin e Kosovës për çlirim.
Ai tutje ka shtuar që të dy dëshmorët kanë zënë vend në piedestal.
“Ata ishin ndër trimat patriotë që, nëpër dekadat e përpjekjeve të popullit të Kosovës për çlirim, zemra u rrahte vetëm për Atdhe. Në historinë e lavdisë së Kosovës, që të dy zënë vend në piedestal. Si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri. Përjetësisht mirënjohës për veprën dhe sakrificën e tyre. Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi.