22 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Krasniqi: I kemi kërkuar Kushtetueses të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe deputeti, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media në emër të Grupit Multietnik në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe.

“Kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe, sepse kjo do të prishte balancin e respektimit të të drejtave të të gjithë komuniteteve jo shumicë dhe përfaqësimin në institucionet e vendit. Ne vlerësojmë që Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe asnjë komunitet nuk mund t’i shfrytëzojë ulëset e garantuara për të sjellë bllokadë, aq më tepër Lista Serbe”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit