Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, në tubimin e mbajtur në Skenderaj deklaroi se sa herë që Skenderaj mobilizohet, PDK rikthehet si forca kryesore politike në vend.
“Nga zemra e vendlindjes së Hashim Thaçit, kam një mesazh: kur Skenderaj mobilizohet, PDK rikthehet si forca kryesore politike dhe s’ka kush e ndal,” deklaroi ai.
Gjithashtu, Krasniqi përshëndeti edhe ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.
“Zotohemi se do të fitojmë edhe për ju,” tha Krasniqi para masës së madhe të mbledhur në këtë tubim