8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Krasniqi i bindur se aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së do të rrëzohet, rekomandon çka mund të ndihmonte Qeveria

- Advertisement -

Sipas tij, kjo aktakuzë pretendon ta inkriminojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare, teksa nuk merret me katër të akuzuarit.

“Aktakuza e Prokurorisë është aktakuzë si të shkruhej në Beograd ose në Moskë, është një aktakuzë që pretendon ta inkriminojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare. Ajo aktakuzë merret me strukturën organizative, me komunikata, me zonat operative, me politikat e ndryshme dhe jo më të katër të akuzuarit, ashtu që është një akuzë që absolutisht është morbide në shumë elemente të saj, është përtej asaj çka mund të adresohet tek një përgjegjësi eventuale e katër njerëzve”.

Krasniqi tha se e ka përcjell me vëmendje seancën dhe shprehet i bindur se argumentet e avokatëve do të fitojnë e se aktakuza do të rrëzohet.

“Korniza e Prokurorisë është një tentativë për ta ndërruar narrativen për Kosovën dhe për ta inkriminuar luftën e Kosovës. Unë sot e përcolla mbrojtjen, veçmas të Gregori Kehoe dhe e pashë që avokatët e kanë rrënuar totalisht akuzën për këdo. Unë jam i bindur edhe për trupin gjykues që e kanë dëgjuar, është e qartë që aktakuza është në këmbë të drujta dhe nuk do të mund ta përballojë argumentimin e avokatëve, ashtu që pas kësaj që pashë sot është bukur shpresëdhënëse që ajo aktakuzë do të denoncohet, do të rrënohet sepse thjeshtë është e bazuar në një koncept ideologjik për ta inkriminuar UÇK-në dhe jo për të vendosur drejtësi”.

I pyetur se çfarë do të mund të bënte Kosova si shtet në këtë drejtim, ai tha se meqenësë nuk është “shtet normal” mundësitë janë të kufizuara, por se Qeveria do të mund të ndihmonte me fonde dhe lobim.

“Ne po flasim sikur ne jemi një shtet normal, Kosova nuk është shtet plotësisht normal, sepse Kosova është nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe sigurinë në Kosovë e bënë KFOR-i. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk është as anëtare e OSBE-së, nuk e pranojnë pesë shtete të BE-së, pra Kosova në këtë aspekt Kosova i ka pasur mundësitë e kufizuara. Tjetër çështje është se sa ka vullnet dhe sa ka dëshirë, ajo është çështje tjetër. Qeveria e Kosovës mund të ndihmojë me fonde, mund të ndihmojë me lobim, mund të ndihmojë me financime, sponsorizime të ndryshme, por jo më shumë sepse Kosova nuk ka kapacitete për të ndryshuar politikat ndërkombëtare”.

Ai tutje tha se nga seanca ka parë “arrogancën” e Prokurorisë, mirëpo në anën tjetër edhe përgatitjen e avokatëve mbrojtës, raporton EO.

“Unë nuk nisem nga anologjitë, unë nuk nisem nga pretendime hipotetike, unë pashë që Prokuroria ka një arrogancë të madhe në pretendimet e saj, por sot pashë avokatët që thjeshtë janë jashtëzakonisht të përgatitur dhe që sollën argumente bindëse që krejt pretendimi i Prokurorisë është fals dhe i konstruktuar ashtu që krejt beteja mbetet që të shihet në sallën e gjyqit. Nuk do të ndihmojë përvoja në tribunalin penal, nuk do të ndihmojë as gjë tjetër përveç se ajo që ndodh në sallën e gjyqit”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit