18.9 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Krasniqi i bindur: Kurti s’i ka numrat për qeverinë, i ka edhe 11 ditë për ta provuar

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka edhe 11 ditë afat për formimin e qeverisë, si mandatar nga presidentja e vendit.

Megjithatë ai u shpreh i bindur si herave të kaluara, që Kurti s’i ka numrat për formimin e qeverisë, ndaj siç vlerëson ai, afatet kushtetuese mund ta sjellin vendin të përfundojë në zgjedhje mes 30 nëntorit deri më 14 dhjetor, transmeton klankosova.tv.

”Kurti e ka pranu mandatin nga presidentja, i ka edhe 11 ditë për me provu me bo qeverinë”.

”Jam i bindur siç kam qenë gjithmonë, që s’ka numra. E më pas ezaurimi i provës së parë, sjell atë të provës së dytë. Afatet kushtetuese janë të tilla, që mund të përfundojmë në zgjedhje mes 30 nëntorit deri më 14 dhjetorit, ndoshta me 7 dhjetor. E nëse na befason Kurti, mbesim me shku në zgjedhje në prill”.

”Është e domosdoshme e rëndësishme, e dobishme, që të shkohet në zgjedhje sa më parë. E prej mekanizmave që na çon në zgjedhje, është dështimi i krijimit të qeverisë”.

Ndër tjera ai foli edhe për rezultatin e këtij subjekti nga zgjedhjet e 12 tetorit, nga theksoi se PDK është e vetmja parti që ka rritje të votave në Kuvendet Komunale, krahasuar me vitin 2021.

“Të dielën, Kosova foli. Dhe mesazhi i qytetarëve ishte i qartë. PDK është modeli më i mirë i qeverisjes lokale në Kosovë. Këto ishin zgjedhjet e dyta lokale me radhë në të cilat Partia Demokratike e Kosovës ka dalë fituese, duke marrë besimin qytetar dhe  numrin më të madh të asamblistëve, ndërsa kësaj radhe edhe votën popullore”.

”Kjo është një fitore e qytetarëve, e përgjegjësisë dhe e punës konkrete që PDK ka dëshmuar me kandidatët e saj anembanë Kosovës e veçanërisht në Komunat ku kemi qeverisur. Të dielën kemi marrë rreth 180 mijë vota si parti dhe jemi partia e vetme me rritje të votës nga zgjedhjet e vitit 2021. Por kemi edhe mbi 200 mijë vota për kandidatët tanë për kryetarë, që tregon për mbështetjen e madhe qytetare për kandidatët tanë gjithandej Kosovës”.

”Siç e dini tashmë, në tri komuna, Ferizaj, Skenderaj dhe Han i Elezit, fituam pa balotazh, qartë dhe bindshëm. Ndërkaq, në gjashtë të tjera, Prizren, Mitrovicë, Vushtrri, Kaçanik, Klinë dhe Dragash, garojmë për fitore në raundin e dytë”.

Të ngjashme

Të fundit