13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Krasniqi, Hajdarit: Keni blerë grurë nga një kompani e materialit ndërtimor

- Advertisement -

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ashpër qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se qeveria ka blerë grurë nga kompanitë e ndërtimit dhe se për këtë do të japin përgjegjësi.

Krasniqi në fjalën e tij ka shtuar se këto blerje i kanë bërë me çmime dy apo tre fish më shtrenjtë.

Tutje ai ka ironizuar me qeverinë duke thënë se: “Ju se di a keni mëndu që po bleni blloka apo bukë”, duke aluduar në atë se qeveria ka blerë grurë nga kompanitë e ndërtimit.

“Faleminderit për sinqeritetin ministre që tregove që Mimoza e Hikmetja e krejt këta sen s’kanë bë që 10 vjet. A po e nin Mimozë, e qysh tash ti u bane e mençme që me i dhanë shkollë kësaj me i kallxu ça me ba. Shikoni është turp na me marrë mësim e me na kallxuar arsyetime ti që ki ble grurë prej kompanive të ndërtimit. Keni ble grurë me çmim dy tre fish me shtrenjtë, nga kompanitë e ndërtimit. Për këtë jam i sigurt që keni me pas momentin me dhanë përgjegjësinë. Ju sa i shpallët hajna, mbi 30 mijë biznese në Kosovë, marketet e vogla në lagje, fshatra, ju thatë që ata janë abuzues dhe po e sjellin krizën. Keni me i mshel marketet, e ato janë mikrondërmarrje. Po folni për bukë, a doni më i mshel edhe bukëpjekësat. Ju se di a keni mëndu që po bleni blloka apo bukë, por keni ble grunë prej kompanive të materialit të ndërtimit.”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit