3.1 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Krasniqi, gastronomëve: Punëtorë ka, por s’ka skllevër më

- Advertisement -

Trendi i ikjes së të rinjve drejt vendeve evropiane, pritet tu bashkohen edhe mësimdhënësit. Madje sipas drejtuesve të SBASHK-ut, ikja e madhe do të ndodh pas liberalizimit të vizave. Në telashe të mëdha është gastronomia, e cila ka paralajmëruar se do të kalojë në sistemin vetë-shërbyes, nëse nuk nis të bie trendi i largimit të fuqisë punëtore.

Kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva vlerëson së nëse ky trend vazhdon, kafeteritë dhe gastronomia, do të kalojnë në sistemin vetë-shërbyes.

E këtij i ka reaguar profesori universitar, Milazim Krasniqi duke I thënë se punëtor ka por skllevër nuk ka më.

“Gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë” Koment: nuk ka skllevër më. Punëtorë edhe ka, ama ata duhet të paguhen e të trajtohen si punëtorë. Sa për vetë-shërbim, më mirë shërbejmë në shtëpitë tona, se sa në kafenetë tuaja. Nera ju rrittë!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

“Gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë” (lajmi.net 28 gusht 2022) Koment: nuk…

Posted by Milazim Krasniqi on Sunday, August 28, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit