-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Krasniqi: Gabimet e Kosovës po i shfrytëzon egërsisht Serbia

- Advertisement -

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar një status për gjendjen e tensionuar në veri.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë gabime, të cilat pastaj po i shfrytëzon egerësisht propaganda serbe.

Postimi i plotë:

Çdokush e di që Serbia është fajtore për barrikadat, për provokimet dhe për dhunën në veri. Por, propaganda serbe është shumë e specializuar, shpesh arrinë ta maskojë realitetin. Prandaj, zyrtarët tanë nuk duhet të bëjnë gabime, sepse ato i shfrytëzon egërsisht propaganda serbe.

Gabime si listat e publikuara për personat serbë të dyshuar, pastaj ankesat e disa zyrtarëve ndaj KFOR-it, thjesht nuk duhet të bëhen.

Lëni serbët le të shpalosin vetë qëllimet e tyre e jo të kapen për gabimet tuaja. Qëllimet e tyre të errëta flasin më së miri kundër tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit