Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj sulmeve seksiste dhe sulmeve verbale me ngjyrime krahinore ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ofendimet ndaj Musliut janë mbetje të ligjërimit që ka dominuar sundimin serb mbi shqiptarët e Kosovës.
“Fyerjet ndaj deputetes Ganimete Musliut janë mbeturina të ligjërimit që ka dominuar sundimin serb mbi shqiptarët e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Me tutje, ka shpjeguar se si është ligjërimi ndaj Drenicës.
“Ligjërimi serb për shqiptarët në përgjithësi e për Drenicën në veçanti ka qenë fyes, nënçmues, shpifës, represiv, armiqësor. Strategjia kolonizatore serbe ka krijuar instrumente specifike ligjërimore, që ka bërë që shqiptarët ta urrejnë veten e vet, e ta harrojnë pushtuesin. Ajo trashëgimi morbide po kutërbon ende ngado”, ka vazhduar me tutje ai.