Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar për bashkëngjitje në protestën e veteranëve kundër Gjykatës Speciale.
Ai ka kërkuar që të mos rishkruhet historia dhe lufta e shqiptarëve për liri.
“Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’ – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi”.
“Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën”.