6.6 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Krasniqi: FSK-ja është besimi ynë se Kosova jonë qëndron e fortë dhe e përgatitur

- Advertisement -

Ish-kryetari i PDK-së, tani shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, Memli Krasniqi në “Ditën e Forcës” ka thënë se FSK është besimi se Kosova qëndron e fortë dhe e përgatitur, duke theksuar se me ta vendi është i sigurt drejt të ardhmes.

“Sot është dita kur urojmë me krenari Forcën që mbron shtëpinë tonë të përbashkët. FSK-ja është besimi ynë se Kosova jonë qëndron e fortë dhe e përgatitur. Çdo ushtare e çdo ushtar është shembulli më i pastër i përkushtimit ndaj atdheut. Me ju, ecim më të sigurt drejt së ardhmes. Urime Dita e Forcës, ushtarë!”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit