Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se është ndalur sonte shkurt në Shtime për të takuar kandidatin për kryetar, Përparim Ramusan.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Ramusan e ka përgëzuar për punën e jashtëzakonshme.
“Në mes të një nate plot tubime, u ndala shkurt në Shtime për të përshëndetur dhe përgëzuar kandidatin tonë për Kryetar, Përparim Ramusa, shtabin zgjedhor, strukturat dhe kandidatët për Kuvend Komunal – për punën e tyre të jashtëzakonshme”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka theksuar se fryma e fitores në Shtime është e pandalshme.