4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Krasniqi: Festat nuk duhet të përdoren si rast për falsifikime të historisë e për propagandë politike

- Advertisement -

Profesori universitar dhe njohësi çështjeve politike, Milazim Krasniqi ka thënë se festat shtetërore e kombëtare janë rast për reflektim për të parë nëse janë shteti e kombi në rrugën e duhur.

Sipas tij, ato nuk duhet të përdoren për falsifikime të historisë e propaganda politike.

“A jetojnë njerëzit më mirë, a janë më të kënaqur. Në këtë aspekt, festat mund të kenë ndikim motivues dhe edukues. Qëllimi i festimeve duhet të jetë mobilizimi dhe organizimi i mëtejshëm më i mirë shtetëror e kombëtar. Jo vetëm argëtimi i asaj dite. Festat nuk duhet të përdoren si rast për falsifikime të historisë e për propagandë politike”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në rrjetin e tij social Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit