Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar Fadil Vokrrin në pesë vjetorin e vdekjes së tij.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Fadil Vokrri i ka sjellur vetëm krenari, suksese e lajme të mira Kosovës, raporton teve1.info
“Pesë vjet pa Fadil Vokrrin, yllin tonë, i cili, përgjatë tërë jetës së tij, i solli vetëm krenari, suksese e lajme të mira Kosovës. Përjetësisht në kujtimet tona, legjendë!”, ka shkruar Krasniqi.