Krasniqi: Epopeja e UÇK-së, themel i lirisë dhe shtetit tonë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke nderuar sakrificën e familjes Jashari në Prekaz.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shkroi se beteja e zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz u bë themel i lirisë dhe i shtetit të Kosovës, duke shërbyer si frymëzim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe si betim për liri deri në vetëflijim.

“28 vjet nga Epopeja e UÇK-së!28 vjet nga lufta, qëndresa dhe sakrifica heroike e Adem, Hamëz e Shaban Jasharit dhe e familjes së madhe Jashari në Prekaz. Ajo betejë me 5,6 dhe 7 mars u bë themel i lirisë dhe i shtetit tonë, frymëzim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe betim për liri deri në vetëflijim. Sakrifica e tyre është kujtesë e përhershme se liria duhet ruajtur, mbrojtur dhe çmuar çdo ditë.Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Krasniqi

Të ngjashme

Të fundit