20 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Krasniqi: Edhe në mungesë të mbështetjes nga Qeveria qendrore, punën në Mitrovicë nuk do ta ndalim

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, për të cilët, qarkullimi dhe jetesa do të bëhet më e lehtë me përfundimin e këtij projekti.

Ai tha se pas një angazhimi të gjatë, në bashkëpunim me banorët, kryetari Bedri Hamza ka nisur sot edhe zyrtarisht punën për realizimin e këtij projekti transformues për qytetin e Mitrovicës.

“Jam i lumtur dhe krenar me Bedriun dhe ekipin e tij, nën udhëheqjen e së cilit Mitrovica çdo ditë po merr pamje tjetër. Një qytet i organizuar, ku zyrtarët komunalë japin llogari dhe ku institucionet angazhohen çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, është gjithçka që kanë merituar mitrovicasit”.

Tutje ai ka thënë se “për Mitrovicën, megjithëse në mungesë të mbështetjes nga Qeveria qendrore, nuk do të ndalemi asnjë ditë”.

Të ngjashme

Të fundit