7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Krasniqi e uron ambasadorin e Shqipërisë për 111 vjetorin e Pavarësisë

- Advertisement -

Në prag të festës sonë të madhe kombëtare – 28 Nëntorit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, shkruan Scanner.

“Ambasadorit Malaj i ofrova bashkëpunimin e plotë të PDK-së gjatë mandatit të tij. Bashkë ritheksuam nevojën dhe rëndësinë për thellimin e mëtutjeshëm të raporteve vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Në prag të festës sonë të madhe kombëtare – 28 Nëntorit, kisha nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres në Partinë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Duke i uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, ambasadorit Malaj i shpreha urimet më të përzemërta për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ambasadorit Malaj i ofrova bashkëpunimin e plotë të PDK-së gjatë mandatit të tij. Bashkë ritheksuam nevojën dhe rëndësinë për thellimin e mëtutjeshëm të raporteve vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=857969065701825&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit