17 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Krasniqi: E turpshme që Kurti krahason punëtorët me bandat kriminale në veri

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur solidaritet me bizneset vendore që sot kanë dalë në protestë, duke bllokuar qasjen për në Prishtinë në të gjitha rrugët kryesore hyrëse për në kryeqytet.

Pas dështimit të tentimit të 23-të për konstituimin e Kuvendit, ai foli për mediat, duke e quajtur “të tmerrshëm” vendimin e ZRrE-së për t’i vendosur bizneset e mëdha në treg të hapur.

“Në emër të PDK, shpreh solidarizimin tonë me mbi 140 mijë punëtorë, me mbi 1000 biznese kosovare, të cilat në masë të madhe po protestojnë simbolikisht duke bllokuar hyrjen në Prishtinë, për t’u dëgjuar zëri i tyre që deri tash është injoruar nga qeveria dhe organet vartëse të tyre, të cilat kanë vendosur t’ua shtrenjtojnë çmimin e rrymës për gati 300%”, tha ai.

Ndër të tjera, ai tha se është “e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorët dhe bizneset e Kosovës me grupet dhe bandat kriminale në veri të vendit, të cilat në të kaluarën në shumë raste kanë vendosur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët. Është turpshme dhe e papranueshme”.

“Sot do të duhej të flisnim jo për 1% siç i ka quajtur kryeministri, por për mbi 50% të të punësuarve në sektorin privat, për mbi 35% të të punësuarve total në Kosovë”, deklaroi Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit