Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se vizioni për një Prizren modern dhe në zhvillim të vazhdueshëm po gjen përkrahje të madhe në çdo takim me qytetarët.
”Së bashku me kryetarin Memli Krasniqi, takuam qytetarët dhe strukturat e disa nëndegëve për të shpalosur projektet e Prizrenit modern në mandatin e dytë. Do të punojmë dyfish më shumë për Prizrenin”, u shpreh ai.
Ai shtoi se investimet e reja dhe projektet konkrete do të jenë fokusi kryesor në katër vitet e ardhshme, duke e bërë Prizrenin shembull të zhvillimit dhe të bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet vendore.
Njëri nga projektet e mëdha, sipas Totajt, është Teleferiku për Prizrenin ku janë përfunduar procedurat dhe së shpejti nis implementimi.