11.5 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Krasniqi e takon Ahmetin: Cenimi i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Në këtë takim është folur duke shtuar se cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike.

Njoftimi i plotë:

Takimet me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetin, janë gjithmonë të veçanta, kuptimplota dhe të sinqerta. Edhe sot pata kënaqësinë ta pres në selinë e PDK-së dhe të diskutojmë për bashkëpunimin tonë dhe për sfidat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor, edhe në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanshme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve atje. Cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike.

Së bashku me kryetarin Ahmeti, ritheksuam përkushtimin tonë të palëkundur për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Roli i shqiptarëve në përgjithësi, dhe i Ali Ahmetit në veçanti, mbetet thelbësor në këtë rrugëtim.

Faleminderit për vizitën, mik i çmuar!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit