6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Krasniqi e LDK-së: Kurti në dialog i shkeli krejt parimet

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti, duke thënë se çdo ditë po shihet se çfarë krimi e korrupsioni po del.

Ajo përmendi rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ku sipas saj, e ka skandalin me 4 milionë euro transaksione të dyshimta, e po ashtu edhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, për të cilin tha se “ende nuk dihet çka po ndodh me të”.

“Sa i përket çështjes së dialogut, ka qenë një dialog që aspak s’ka pasur transparencë dhe është po i njëjti kryeministër, i cili në opozitë ka kërkuar para dhe pas çdo takimi të vijë në kuvend”.

“Sa i përket dialogut, Kurti ka shkelur të gjitha parimet me të cilat ka ardhur në pushtet. Dialogun e ka parë si pikë të shtatë të plan-programit të tij ndërsa tani ka dalë si pikë e parë e qeverisjes së tij”, është shprehur Krasniqi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se Kurti në dialog me Vuçiqin i ka diskutuar edhe vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Ka thënë se nuk do të dialogojë drejtpërdrejt me Serbinë e Vuciqin, por do të ketë dialog me serbët në Kosovë e direkt është ulur në dialog me Vuçiqin dhe i ka diskutuar vendimet e Qeverisë së Kosovës në tavolinë me të”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit