Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dyshon se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje kooalicioni me NISMA-n.
Sipas Krasniqit, Fatmir Limaj nuk ka arritur marrëveshje me Kurtin, përndryshe do të bëhej Qeveria.
Krasniqi ka thënë se do të habitej nëse Kurti do ta propozonte Limajn për kryetar të Kuvendit.
“Do të habitem nëse e dëgjoj nga goja e Kurtit emrin e Fatmir Limajt. A ka marrëveshje? Te shohim. Unë vetëm një marrëveshje të Limajt e di, atë me AAK e cila nuk funksionoi. Është e drejtë e atij me tentu me arrit marrëveshje, por nga ajo çfarë kam dëgjuar nuk ka marrëveshje. E shohim të shtunën”, ka thënë Krasniqi në Pressing të T7.