-1.9 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Krasniqi: Drenica lind veç trima, së bashku do të fitojmë më 9 shkurt

- Advertisement -

Pas një tubimi të mbajtur në Skenderaj, Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u shpreh i bindur për fuqinë e bashkimit të qytetarëve të Drenicës dhe Kosovës në përgjithësi.

Duke theksuar se PDK-ja është e gatshme dhe e mobilizuar për të sjellë ndryshimin në vend, Krasniqi theksoi se populli i Drenicës është gjithmonë në këmbë dhe i gatshëm për të kontribuar në fitoren e ardhshme.

“Drenica lind veç trima! Jemi me mijëra. Jemi bashkë. Jemi në këmbë e të gatshëm për fitore. Sepse jemi për ju. Jemi për Kosovën. Jemi për një të ardhme ma të mirë për fëmijët e vendit tonë. Prandaj, po rritemi. Prandaj, ka puls. Prandaj, më 9 shkurt, së bashku do të fitojmë. Faleminderit nga zemra, Skenderaj!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit