21.7 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Krasniqi drejtë Legias

- Advertisement -

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, është pran largimit nga skuadra e Spartës së Pragës.

Krasniqi është shumë afër transferimit te skuadra e njohur nga Polonia, Legia e Varshavës.

Kështu ka shkruar të dielën gazetari polak, Konrad Ferszter që ka thënë se Krasniqi tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore dhe pritet së shpejti te prezantohet tek Legia.

Bisedimet mes dy klubeve janë në fazë të avancuar dhe zyrtarizimi mund të bëhet së shpejti.

Sulmuesi i krahut të majtë, Krasniqi, në shtatë ndeshjet e fundit të Spartës në elitë ka qëndruar në stol, pa fituar asnjë minutë dhe nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të Spartës, Brian Priske.

Trajneri i Legia Varshavës, Edi Iordanescu, po insiston që ta ketë Krasniqin në skuadër pasi beson se futbollisti i Kosovës mund të ndihmojë ekipin në repartin ofensivë.

26-vjeçari Krasniqi pjesë e Spartës është nga viti i kaluar kur u transferua nga Rapid Bukureshti për dy milionë euro.

Ai me Spartën në total i ka zhvilluar 45 ndeshje ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Cluji, Ballkani, Ferizaj e Llapi.

Të ngjashme

Të fundit