6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Krasniqi: Ditën që shpallen zgjedhjet fillon numërimi së prapthi për Kurtin si kryeministër

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është shprehur i gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare.

Ai ka bërë me dije se partia e tij është e gatshme që qysh nesër të pajtohet për këtë çështje.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se në ditën që do të shpallen zgjedhjet do të fillon numërimi se prapthi për Albin Kurtin si kryeministër.

“Unë padyshim që jam i gatshëm qysh nesër të dakordohem me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme dhe datën e shpërbërjes se Kuvendit. Sepse kjo është e vetmja gjë e duhur në këtë moment. Të kthehemi te verdikti i qytetarëve, ata janë fjala e fundit për vendimmarrjen e qeverisë së ardhshme. Jam i bindur se ditën që do të shpallen zgjedhjet do të fillojë numërimi se prapthi për Albin Kurti si kryeministër”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, qytetarët më nuk e duan këtë qeveria.

“Qytetarët e Kosovës sot në shumicë nuk e mbështetin këtë qeveri. I kanë dhënë besimin e 51 për qind para 3 viteve, por sot nuk janë më të. Sot do të ishte krejtësisht legjitime, fillimisht për të, si kryeministër që të kërkojë të kthehet te qytetari për të kërkuar votëbesimin e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit