4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Krasniqi: Dialogu ka ngecur, mbështesim një marrëveshjen me Serbinë pa cënuar integritetin territorial të vendit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se dialogu ka qenë dhe vazhdon të mbetet një instrument i palternativë për të arritur synimin e Kosovës për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të dyanshme me Serbinë.

Sipas tij, kjo marrëveshje do ti hapte Kosovës përespektivën për anëtarsim në OKB.

“Ky ka qenë synimi ynë nga fillimi kur kemi nisur procesin e dialogut. Por, fatkeqësisht, ajo që kemi vërejtur në një vit qeverisje nga Albin Kurti është që, dialogu nuk ka avancuar. Fakti që ka pasur vetëm dy takime të nivelit të lartë, pa ndonjë rezultat konkret por më shumë shou politik, nuk lë shumë hapësirë për të pasur shumë optimizëm për qasjen e kësaj qeverie.”, ka thënë Krasniqi në emisionin Këndi i Debatit në Tëvë1.

Më tej, Krasniqi ka thënë se e rëndësishme aktualisht është që ka një interesim të shtuar të SHBA-ve, por edhe të BE-së, si një harmonizim mes tyre për të shtyrë përpara procesin e dialogut.

Krasniqi ka thënë se i ofrojnë mbështetjen e tyre kryeministrit Kurti në procesin e dialogut, por, natyrisht jo pa kushte.

“Si PDK, duke qenë pjesë e procesit të dialogut më herët dhe duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka për të mirën e Kosovës, ne nuk do ta kthejmë këtë temë në kusuritje të brendshme politike. Prandaj nuk kemi diskutuar vazhdimisht për këtë punë në Kuvend, sepse është interes për Kosovën më tepër sesa për partitë. Prandaj, Albin Kurti e ka pozicionin e lehtë për të negociuar sepse ka një opozitë shtetformuese që e di rëndësinë e këtij procesi.”, ka thënë Krasniqi.

“Natyrisht që nuk do të mbështesim çfarëdolloj marrëveshje. Nuk pranojmë cënimin e integritetit territorial të Kosovës në asnjë formë e as Asociacion me kompetenca ekzekutive.”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit