5.4 C
New York
Sunday, January 12, 2025

Buy now

Krasniqi dhe Hamza në Ferizaj: Vota juaj për PDK-në është votë për një Kosovë ma të mirë

- Advertisement -

 

Ferizaj, 12 janar – Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim të jashtëzakonshëm në qytetin e Ferizajt.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, thanë se vota për Partinë Demokratike të Kosovës do të jetë një votë për një Kosovë më të mirë.

Kryetari Krasniqi tha se PDK, si parti e së kaluarës sonë të lavdishme, e së tashmes sonë krenare dhe e së ardhmes premtuese për një Kosovë më të mirë, po rikthehet si forca kryesore në vend.

“Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës do të vijë vetëm duke u rritur. Partia Demokratike të Kosovës e ka rikthyer pulsin. Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”, tha ai.

Lideri i PDK-së ftoi të gjithë të mobilizohen për fitoren e madhe me 9 shkurt.

“Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës me numër 131. Votoni për Bedri Hamzën Kryeministër. Votoni për një të ardhme ma të mirë për secilin prej jush. Nëse ju e bëni këtë, unë ju premtoj, edhe në emër të Bedri Hamzës, që së bashku do ta ndërtojmë një Kosovë ku ëndrrat tuaja nuk shuhen ende pa nisur, por realizohen këtu, në vendlindjen tuaj. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Jo, jo! Këtu ku jemi sonte, veprat flasin më zëshëm se çdo premtim i yni. Ferizaj është dëshmi e gjallë e asaj që udhëheqja transformuese mund të arrijë. Kryetari juaj, Agim Aliu, është shembull i qeverisjes që e ka qytetarin në qendër”, theksoi Krasniqi.

Kreu i PDK-së duke kritikuar Qeverinë Kurti për qindra dështime në katër vitet e fundit, tha se me Bedri Hamzën kryeministër për Kosovën do të nisë epoka e rritjes dhe zhvillimit.

“Përballë një grupi mburracakësh jokompetentë, të cilët, jo vetëm që nuk kanë bërë gati asgjë të mirë për vendin dhe qytetarët tanë, por kanë rrezikuar edhe ato të arritura që ne i kemi bërë. Është fatkeqësi që potenciali i Kosovës është shpërdoruar këto katër vjet”, shtoi Krasniqi.

Krasniqi tha se vota Bedri Hamzën dhe PDK-në është votë për shpresë dhe një Kosovë ma të mirë.

“Modelin e qeverisjes, të cilin Partia Demokratike e Kosovës dhe Kryetari Agim Aliu e kanë zbatuar në qytetin tuaj, bashkë me Bedri Hamzën, do ta zbatojmë edhe në mbarë Kosovën. Sepse, kjo është ajo që ndodh kur liderët i vënë qytetarët mbi politikën dhe kjo është ajo që Bedri Hamza dhe PDK do ta bëjë për Kosovën”, tha ai.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se me të kryeministër Kosova do të jetë më e zhvilluar ekonomikisht.

“Unë ju siguroj që vota juaj për mua si kryeministër, për Partinë Demokratike, për numrin 131 do të thotë Kosovë më e zhvilluar, më shumë vende pune dhe paga më të dinjitetshme”, tha Hamza.

Ai shtori se fryma e fitores në Prishtinë dje dhe në Ferizaj sot, do të vazhdojë gjithandej Kosovës.

“Jam shumë i lumtur, jam shumë i nderuar. Është privilegj për mua që sonte jam në qytetin e bukur të Ferizajt, në mesin e njerëzve të mirë, njerëzve punëtorë, njerëzve të suksesshëm. Ferizaj është qyteti me transformimin më të madh pas lufte. Është falë njerëzve punëtorë, falë njerëzve të dijshëm, por mbi të gjitha falë Agim Aliut. Fryma e fitores në Prishtinë dhe në Ferizaj, do të vazhdojë gjithandej Kosovës”, theksoi Hamza.

Ndërkaq, në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se Partia Demokratike e Kosovës, me fitoren e saj më 9 shkurt, do t’ia kthej zhvillimin Kosovës.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit