1.9 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Krasniqi dhe Hamza mirëpresin në PDK gazetaren dhe aktivisten Albana Haxhimustafa – Murseli

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti gazetaren Albana Haxhimustafa – Murseli.

Ajo do të jetë kanididate e këtij subjekti politik.

Me këtë rast Krasniqi tha se gazetarja Haxhimustafa – Murseli mishëron angazhimin, integritetin dhe vizionin.

“Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe aktivizëm social, ajo ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen”, ka theksuar ai.

Ndërkaq gazetarja e cila sapo ka aderuar në PDK, ka thënë se gjithmonë është angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

“E rritur në një familje me vlera patriotike, si vajzë e një ish-të burgosuri politik dhe një aktivisteje të shquar, kam trashëguar atdhedashurinë dhe përkushtimin për liri e drejtësi. Këto vlera dua t’i përfaqësoj edhe në Kuvend: të jem një zë i ri për gratë, të rinjtë dhe çdo qytetar, për ta ndërtuar së bashku një Kosovë më të mirë”, është zotuar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit