Analisti, Milazim Krasniqi, ka dalur me një analizë duke treguar se çka po synon Serbia përmes Kishës Ortodokse në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë fuqizimi i Kishës Ortodokse Serbe, bazuar në Planin franko-gjermanka për synim kthimin e selisë së Patriarkanës nga Beogradi në Pejë.
“Fuqizimi i Kishës Ortodokse Serbe sipas Planit franko-gjerman e ka si synim kthimin e selisë së Patriarkanës nga Beogradi në Pejë. Kjo gjë do ta shndërronte Kosovën në një zgjatim të pansllavizmit dhe panortodoksizmit. Nuk arrij ta kuptoj qëndrimin pro këtij projekti të SHBA-së dhe të BE-së. Në Ukrainë po e luftojmë me armë këtë projekt, ndërsa në Kosovë po e instalojnë vetë. Se a mos ka të bëjë me ndonjë virus kryqëzate kundër Islamit, nuk mund ta them, por kjo qasje nuk është normale. Me planin e Ahtisarit Kishës Serbe i janë dhënë të drejta përtej çdo standardi. Ka ngelë vetëm çështja e selisë së Patriarkanës, për ta definuar edhe ndërkombëtarisht Kosovën si “tokë e shenjtë serbe” Tjetër nuk ka këtu”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë: