Home Ballina Krasniqi: Bombardimet e NATO-s gjunjëzuan kasapin e Ballkanit dhe hapën epokën e ëndërruar të lirisë për ne

Krasniqi: Bombardimet e NATO-s gjunjëzuan kasapin e Ballkanit dhe hapën epokën e ëndërruar të lirisë për ne

0
Krasniqi: Bombardimet e NATO-s gjunjëzuan kasapin e Ballkanit dhe hapën epokën e ëndërruar të lirisë për ne

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në shënimin e 24-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, ka thënë se kjo ndërhyrje, e cila erdhi si rrjedhojë e përpjekjeve, kërkesës dhe rezistencës së popullit për liri, përfshirë luftën e drejtë dhe të guximshme të UÇK-së, i dha fund një regjimi gjenocidal duke hapur epokën e ëndërruar të lirisë .

“Sot shënojmë 24 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, të cilat, për 78 ditë gjunjëzuan kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç dhe aparatin e tij kriminal. Kjo ndërhyrje, e cila erdhi si rrjedhojë e përpjekjeve, kërkesës dhe rezistencës së popullit tonë për liri, përfshirë luftën e drejtë dhe të guximshme të UÇK-së, i dha fund një regjimi gjenocidal duke hapur epokën e ëndërruar të lirisë për ne”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa ka pohuar se Kosova i është përjetësisht mirënjohës aleatëve ndërkombëtar, shteteve anëtare të NATO-s, të cilat 24 vite më parë, realizuan një mision fisnik dhe humanitar.

“Ky kapitull, kjo shpresë e re, ndihmoi çlirimin, pavarësinë dhe krijimin e shtetit tonë. Prandaj, u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë ndërkombëtarë, shteteve anëtare të NATO-s, të cilat 24 vite më parë realizuan këtë mision fisnik dhe humanitar. Faleminderit – dje, sot, nesër, përgjithmonë!”, ka shkruar Krasniqi.

Exit mobile version