![Krasniqi: Beteja e Koshares i dha fund ndarjes së kombit shqiptar Krasniqi: Beteja e Koshares i dha fund ndarjes së kombit shqiptar](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/FB_IMG_1681046348109.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se Beteja e Koshares i dha fund ndarjes së kombit shqiptar.
Krasniqi tha se kjo betejë ngriti moralin në mesin e popullit të Kosovës.
Ai theksoi se Kosharja, është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Përherë mirënjohës për veprën e dëshmorëve dhe veteranëve të Betejës së Koshares”, tha Krasniqi.
Më 9 prill, u zhvillua operacioni “Shigjeta” nën udhëheqjen e Agim Ramadanit- Katana.
Në këtë betejë u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=739591510872915&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz