Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e flet gjuhën shqipe si të mos e kishte gjuhë amtare.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk arrijnë që ta kuptoj Bislimin se pse është aq i papërgjegjshëm në fjalët që flet.
“Besnik Bislimi e flet shqipen si të mos e kishte gjuhë amtare. Mbrëmë një gazetares së respektuar i tha disa herë: “A po m’len”, “Ti nuk po m’len,” që ndër shqiptarë është shprehje me konotacion problematik. Sot një deputetes së nderuar ia përmendte epshin. Vërtet nuk arrij ta kuptoj këtë zyrtar, pse është aq i papërgjegjshëm në fjalët që flet.” – ka shkruar Krasniqi.