7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Krasniqi bën homazhe për Zahir Pajazitin: Nuk ka asgjë më të shtrenjtë sesa liria

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorê ka bërë homazhe nê 27 vjetorin e rënies së,Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“Nuk ka asgjë më të shtrenjtë sesa liria. Duke e ditur këtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha u organizuan kundër pushtuesit dhe robërisë, sepse, ata, lirinë që kishin në zemrat dhe mendjet e tyre, e donin për të gjithë Kosovën”, shkruan Krasniqi, transnmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Nuk ka asgjë më të shtrenjtë sesa liria. Duke e ditur këtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha u organizuan kundër pushtuesit dhe robërisë, sepse, ata, lirinë që kishin në zemrat dhe mendjet e tyre, e donin për të gjithë Kosovën.

Për këtë ideal, ndër pushkët e para të lirisë, dhanë edhe jetën më 31 janar të vitit 1997, duke u shndërruar në shembull dhe frymëzim për gjeneratën e artë të burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi e përjetshme për heronjtë e Kosovës! 🌹

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=894327852065946&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit