10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Krasniqi: Bashkësia ndërkombëtare nuk pret më asgjë prej Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në emsionin “Click” në RTV21, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk pret më asgjë nga Qeveria Kurti.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshilllin e Evropës tha se edhe nëse ndodh gjatë qeverisjes së Kurtit nuk “do t’i frikësonte ata” edhe nëse VV do ta përdorte këtë në fushatën zgjedhore.

“I vetmi mospajtim me Qeverinë në këtë çshtje është se janë vonu , sepse në momentin kur është suspendu nga anëtarësia  Rusia ne kemi mbajt konferenca për shtyp kemi çu letra, kemi dalë kemi bo ftesa aman ngutuni aplikoni se dosjen e kanë pasur të gatshme prej neve, dosja ka qenë e gatshme vetëm është dashtë me apliku, atë aplikim e kanë bërë me vonesë pastaj mbledhjen në Iali e humbëm që minimum nja 6 muaj na ka nxjerë prej plani. Shikoni kjo është një e arritur për Kosovën, Kosova ka nevojë me qenë në KE, dhe anëtarësimin tonë  e shoh më së pari të rëndnësishëm dhe e dyta jo që i gëzohemi por e kemi ndihmuar këtë proces”, u shpreh Krasniqi.

Sipas tij ai punën që e ka bërë subjekti që ai drejtoi tha se është se e kanë hequr kushtin e Asociacionit, duke shfrytëzuar një mik të tij rumun.

“ Dhe unë vet zotin Hulaj i kam kërku që të na ndihmoj, mocioni i tij pastaj është votu dhe me shumicë votash përkundër insisitimit të tjerëve është heqë”, tha ai.

Sipas Krasniqit nuk është e drejtë që Asociacioni të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në KE.

“Nuk është e drejtë se Asociacioni nuk është e drejt e njeriut, është vendim politik”, tha ai.

“E shoh pak problematike këtë kushtëzim sepse mendoj që po shfrytëzohet një ambicje e Kosovës, pesë metrat e fundit para finish”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit